Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë për armëbajtje pa leje. Ata janë Astrit (Avdyli) Balliu 43 vjeç dhe Donald Çullhaj 23 vjeç, të dy banues në Shijak. Arrestimi i tyre u bë në Xhafzotaj në kuadër të masave për mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave me armë pa leje, me qëllim rritjen e sigurisë së qytetarëve.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në automjetin tip Benz me drejtues shtetasin Donald Çullhaj, në një çantë “Marsup” është gjetur një armë zjarri pa leje e llojit pistoletë e kalibrit 9 mm me mbishkrimin “STERM9x19; një krëhër me 12 fishekë të kalibrit 9 mm, me një fishekë në fole, si edhe u sekuestrua automjeti tip Benz.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake ” parashikuar nga neni 278/ 2 të Kodit Penal./abcnews.al