Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Egnatia vazhdon me fitoret/ Farul e Rumanise u mund 1-0 në duelin miqësor në Bullgari

schedule12:55 - 30 Qershor, 2025

schedule 12:55 - 30 Qershor, 2025

Përgatitjet po shkojnë mirë, dhe këtë po e tregojnë edhe testet. Egnatia arriti një tjetër fitore në ndeshjet miqësore në Bullgari, ku po zhvillon fazën përgatitore.

Kampionia e Shqipërisë u ndesh me skuadrën rumune, Farul të Konstancës dhe gjithçka përfundoi me sukses me shifrat 1-0.

Selmani realizoi me gjuajtje nga distanca për rrogozhinasit që në minutën e 6-të, dhe të besuarit e trajnerit Edlir Tetova në përgjithësi luajtën më mirë sesa kundërshtari.



Farul doli në vendin e shtatë në kampionatin rumun, e pavarësisht diferencës në renditje, duhet thënë se kjo ligë është më e fortë se ajo shqiptare.

Të dyja skuadrat patën raste, ndonëse suksesi I rrogozhinasve duhej të kishte qenë më I thellë. Më herët, Egnatia u mund nga kampionia e Kosovës, Drita, fitoi me ekipin e shquar bullgar, CSKA të Sofies dhe barazoi me Iberian.

Kampionia e Shqipërisë do të luajë në 8 korrik ndeshjen e parë në raundin e parë eliminator në Champions në shtëpi ndaj ekipit Breidablik nga Islanda, ndërsa dueli I kthimit është planifikuar në 15 korrik.

Shpresa është për kalim të turit, ndonëse është e qartë se nuk do të jetë aspak e lehtë. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!