Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Asllani mësohet me formacionin/ Futbollisti shqiptar, që nga fillimi në Inter-Fluminense

schedule12:43 - 29 Qershor, 2025

schedule 12:43 - 29 Qershor, 2025

Konkurrenca mbetet, por shpresa po rritet.

Kristian Asllani sipas të gjitha mundësive do të jetë sërish titullar për Interin në Kupën e Botës për Klubet.

Mesfushori I kombëtares shqiptare duket se vazhdon ta bindë trajnerin Kristian Kivu, aq më tepër që titullari Hakan Çalhanoglu mbetet I dëmtuar, ndërsa zikaltërit luajnë këtë të hënë ndaj Fluminenses.



Për më tepër, turku ka kërkuar të kthehet në vendin e tij, të paktën siç shkruajnë mediat në Apenine.

Njëzetedyvjeçari ishte që nga minuta e parë kundër Monterrejit, Urava Red Dajmondsit dhe përballë River Plejtit.

Pavarësisht ulje-ngritjeve dhe ndonjë kritike, duhet thënë se Asllani nuk ka zhgënjyer, duke u përpjekur maksimalisht ta shfrytëzojë shansin e dhënë dhe të përshtatet si protagonist.

Duket se trajneri Kivu kërkon të bazohet tek lojtarët e rinj si Valentin Karboni, Karlos Augusto, Pio Espozito, Suçiç dhe vetë ylli kuqezi.

Nivelin e kënaqshëm të shqiptarit e tregon edhe vlerësimi nga agjencia e specializuar e statistikave të futbollit, sofaskor, në të cilën Asllani është I 9-ti lojtar më I mirë I Interit me notën mesatare 7.27, jo larg Bastonit, Karbonit, Darmianit apo Augustos.

Besimi është që nënkampionia e Europës do t’ia dalë, dhe jo më kot jepet favorite ndaj Fluminenses me koeficientin 1.70 ndaj 5.50.

Po ashtu, shpresa është që mesfushori I kombëtares ta rrisë edhe më tej nivelin dhe të fitojë rolin e titullarit tek zikaltërit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!