Arrestohen 2 kosovarë, tentuan të kalonin kufirin me dokumente false

schedule12:27 - 12 Dhjetor, 2019

schedule 12:27 - 12 Dhjetor, 2019

Dy shtetas kosovarë janë arrestuar në flagrancë nga policia pasi tentuan të kalonin kufirin me dokumente të falsifikuara. Burime për abcnews.al bëjnë me dije se materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.

Durrës

Tentuan të kalonin kufirin me dokumente të falsifikuara, arrestohen në flagrancë 2 shtetase kosovare.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Durrësit, u bë arrestimi në flagrancë i shtetaseve:

-A. R., 26 vjeçe, banuese në Prishtinë, Kosovë;
-K. R., 23 vjeçe, banuese në Prishtinë, Kosovë;

Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 11.12.2019, në P.K.K Port, Durrës, kanë tentuar të kalojnë kufirin me dokumente sllovene, të dyshuara si të falsifikuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!