Kryekomisioneri shtetëror për zgjedhjet, Ilirjan Celibashi thotë se administrata zgjedhore nuk është ende gati për administrimin e procesit zgjedhor.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Celibashi u shpreh se partitë politike nuk duhet të përjashtohen tërësisht nga proces.
“Besoj që ka ardhur koha që administrimi i procesit zgjedhor dhe në nivelin e dyutë dhe të tretë, të mos jetë vetëm ekskluzivitet i partive politike. Nuk jam që partitë politike të përjashtohen tërësisht nga ky proces. Mendoj që nuk jemi akoma të përgatitur që administrimin e procesit zgjedhor në nivelet më të ulëta, ta bëjë administrata publike. Sa kohë që konfliktualiteti politik është kaq i ashpër te ne dhe shkalla e mosbesimit mes kaheve të politikës është kaq e madhe, nuk mund ta lësh këtë proces në dorë të një pale. Por edhe KQZ, do duhet të ketë më shumë zë në këtë proces.”, theksoi ai./abcnews.al

