Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shtohen aksidentet me monopatina/ Mjekët e Traumës: Çdo ditë 2-3 raste, mbi 200 aksidente këtë vit

schedule18:37 - 26 Qershor, 2025

schedule 18:37 - 26 Qershor, 2025

Njëri prej të miturve 11 vjeç, që u aksidentua me monopatina ditën e mërkurë, vijon në gjendje të rëndë shëndetësore, i intubuar në spitalin e Traumës. Ndërsa dy të miturit e tjerë, 9 dhe 11 vjeç, janë jashtë rrezikut për jetën.

Dëmtimet që kanë të rinj që aksidentohen me monopatina vijojn. nga koka, deri tek dëmtimet  më të lehta…njëri prej tyre është në gjendje të rëndë…

“Përdorimi i momopatimave është kthyer në një problem tepër serioz në vendin tonë. Çdo ditë në spitalin universitar të Traumës paraqiten të aksidentuar me këto mjete, dhe sipas mjekëve të këtij spitali, kryesishtë rezultojn të mitur”.

“Nga eksperienca personale, 2-3 ditë në muaj jam roje, dhe për këto ditë më rastis të shoh 2-3 raste në ditë. Ka raste edhe 4. Nëse dikur kishim një rast, tani kemi çdo ditë”. Gjatë verës edhe më i lartë, kemi dhe mbylljen e shkollave dhe fëmijët dalin nëpër rrugë”.

Dëmtimet nga monopatinat janë të shumta, nga më e lehta tek ato kërcënuese për jetën.

“ Nga më e thjeshta tek ajo e rënda, siç ne e quajm politraumë. Nga koka tek brinjët, kërcijt e gishtave apo këmbëve. Por, mos harroni se edhe ai që e kalon një traumë, do ketë pasoja afatgjata”.

Monopatinat nuk vrasin vetëm përdoruesit, por, kërcënues edhe për të tjerët, ndaj specialistët e Traumës  rekomandojnë rregullimin e kuadrit ligjor mbi moshën e përdoruesve të këtyre mjeteve, apo masa ndëshkuese në raste aksidenti.

“Mendoj se ka ardhur momenti të ketë rregullim ligjor se kush mund ta përdorë këtë mjet, ose minipatentë për përdoruesin, por, edhe masa ndëshkuese me gjobë”….

Sipas të dhënave të siguruara nga Spitali i Traumës për ABC News, në 2 vite kemi mbi 900 të aksidentuar nga monopatinat. Ndërsa vetëm për periudhën Janar- Maj të këtij viti rezultojnë mbi 200./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!