Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Energji pa ndërprerje gjatë verës/ Balluku: 880 punonjës në gadishmëri për defektet

schedule18:59 - 25 Qershor, 2025

schedule 18:59 - 25 Qershor, 2025

Edhe për këtë sezon turistik janë marë masa konkrete për të garantuar furnizim të pandërprerë me energji elektrike. Krahas investimeve të reja, në terren janë janë ngritur edhe  pikat e shërbimit për të përballuar rritjen e konsumit të energjisë si pasojë e flukseve  .Zv.kryeministrja njëherësh ministre e energjisë Belinda Balluku tha se  janë mbi 800 punonjës në gadishmëri për kufizuar kohën e  defekteve  ndërsa theksoi se do të vijoj lufta ndaj informalitetit.

Ministrja e energjise theksoi se performanca  në sektorin energjitik është rritur ndjeshëm çka do të mundësoj vijimin e uljes së çmimit në të ardhmen.

Shqipëria u vlerësua për qëndrueshmërinë  e sektorit energjitik nga World economic forum. / abcnews.al



 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!