Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rinumërimi në Tiranë/ Hapen 772 kuti, asnjë ndryshim rezultati! PD humb më shumë vota

schedule10:34 - 25 Qershor, 2025

schedule 10:34 - 25 Qershor, 2025

TIRANË– Procesi i rinumërimit të votave vijon pa ndërprerje për qarkun e Tiranës. Gazetari i ABC News, Andon Kello raporton se deri tani janë numëruar rreth 60 për qind e votave apo e thënë ndryshe 772 kuti.

Sipas të dhënave të deritanishme, me votat e rinumëruara në pallatin e sportit “Farie Hoti” nuk ka asnjë ndryshim rezultati.

Partia Demokratike nga rinumërimi jo vetëm që nuk ka rikuperuar, por ka humbur plot 339 vota, kurse Partia Socialiste ka humbur 302 të tilla.

Partia Mundësia vijon të ruajë mandatin e dytë në Tiranë dhe gjasat janë që PD të mos arrijë të marrë mandatin e 14, siç edhe ka pretenduar.

Gara mes kandidatëve mbetet interesante në radhët e Partisë Socialiste, konkretisht mes Olta Xhaçkës dhe Blerina Gjylametit. Kjo e fundit ka shkurtuar diferencën dhe ndodhet 77 vota larg Xhaçkës, për mandatin e deputetit.

Gjithsesi janë edhe 40% e votave për t’u rinumëruar dhe rezultatit final do vuloset në kutinë e fundit.

Procesi i rinumërimit të votave për qarkun e Tiranës mund të përfundojë të premten ose të shtunën, gjithmonë nëse ruhet mesatarja ditore e votave të numëruara/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!