Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Aksident në Lezhë-Milot/ Automjeti përplaset me motoçikletën, një i plagosur

schedule21:33 - 23 Qershor, 2025

schedule 21:33 - 23 Qershor, 2025

Një aksident rrugor është regjistruar mbremjen e së hënës në superstradën Lezhë–Milot, në dalje të qytetit të Lezhës.

Një automjet ka përplasur një motoçikletë dhe si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit. I dëmtuari është dërguar menjëherë në urgjencën e spitalit të Lezhës, ku po merr ndihmën mjekësore. Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shkaqet e aksidentit nuk janë ende të qarta, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!