Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Geron Kamberi thotë se në vitin 1979, kur ndodhi revolucioni iranian, Irani tërhoqi mbështetjen për Izraelin dhe kjo ka qenë shqetësuese për Tel Avivin.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Kamberi u shpreh se Izraeli e ka pasur problemin gjithmonë me vendet arabe.
Ndërsa analisti Artur Nura deklaroi se zgjidhja mund të vijë edhe me vrasjen e liderit suprem të Iranit, në mënyrë që të bjerë regjimi.
Geron Kamberi: Kjo situatë e konfliktit, risia e kësaj situate, kemi konflikt të hapur midis Iranit dhe Izraelit. Që nga krijimi i shtetit, Izraeli i ka pasur konfliktet me shtetet arabe. Që nga viti 1953, deri në 1979 Irani ka pasur marrëdhëniet më të shkëlqyera me Izraelin. Me ardhjen e Khomeinit qeveria e Iranit tërhoqi njohjen e Izraelit si shtet. Irani është një ndër shtetet e para që njohu Izraelin. Nga 1979 e deri tani, kjo marrëdhënie ka qenë gjithmonë e tensionuar. Fakti që Irani tërhoqi mbështetjen, për Izraelin ka qenë shqetësuese ky fakt. Izraeli problemin e ka pasur gjithmonë me vendet arabe.
Artur Nura: Nëse do flasim për konfliktin me Iranin, loja nuk nisi me Iranin. Ka nisur shumë më përpara. Të gjitha vendet arabe, po shohin historinë që po ndërton Izraeli në Palestinë. Është e dhimbshme. Godasin thelbin e Perëndimit. Zgjidhja mund të vijë edhe me Iranin, asgjesohet fizikisht lideri shpirtëror, bie ky regjim. Forca të ndryshme opozitare janë të gatshme. Në këtë plan, nuk mund ta marrim Izraelin si një model jashtë Perëndimit./abcnews.al


