Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Inter e bën dramë/ Zikaltërit fitojnë veç në fund me ekipin japonez Urawa

schedule17:01 - 22 Qershor, 2025

schedule 17:01 - 22 Qershor, 2025

Ekipi i çmendur u kthye, por tifozët duhet të jenë të kënaqur edhe me kaq.

Nëse Interi nuk di të fitojë normalisht, le t’ia dalë me dramë në çastet e fundit, dhe të vazhdojë përpara drejt një trofeu.

Ish-kampionët e Italisë mundën me shumë vuajtje ekipin japonez Urava Red Dajmonds, duke qenë tani në pozita të mira për t’u kualifikuar për në raundin e dytë të Botërorit të Klubeve.

Japonezët goditën me anë të lojtarit të krahut, Uatanabe që në 11’, ndërsa zikaltërit u desh të prisnin deri në fund.

Lautaro Martinez në 78’ barazoi shkëlqyeshëm, ndërsa zëvendësuesi i Kristian Asllanit, Valentin Karboni siguroi tri pikët në 92’.

Mesfushori kuqezi sërish ishte titullar dhe luajti 72’.

Vlerësimin më të mirë për 22-vjeçarin e pati media e njohur kontinentale, “Eurosport”, e cila i dha notën 6, me komentin se ndeshja e tij nuk ishte aspak e keqe, se u përpoq shumë për të ndihmuar ekipin, edhe pse gjeti përballë një mur si mbrojtja japoneze.

Dy media të tjera gjithashtu me emër si “Skaj Sport” apo “Goal.com” e patën më pak pozitiv për kontributin e mesfushorit kuqezi.

Të dyja u mjaftuan me notën 5.5, dhe me përcaktimin se Interi pati shumë gjëra që ishin të pamjaftueshme, ndonëse Asllani nuk ishte ndër ata që u kritikuan më shumë si Darmian, Espozito apo Luis Enrike.

Ndërkaq, zikaltërit janë në vend të dytë në grupin E, me 4 pikë, po aq sa River Plejti.

Argjentinasit patën shansin të kualifikoheshin me një fitore ndaj Monterrejt, veçse ekipi meksikan I mbajti në barazim, ashtu siç bëri në ndeshjen e parë ndaj Interit.

Pritet që gara për dy vende në raundin e dytë në Botërorin e klubeve të jetë e ashpër./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!