Që 10-vjeçe ka mësuar që të bëjë punime me shtiza, e ka mbajtur vazhdimisht këtë traditë të cilën e ka mësuar nga nëna e saj
Sulltane Çelaj çdo ditë del në qendër të Shirokës ku shihet duke punuar xhupa, çorape, shall me shtiza, ndërsa edhe i shet…
Sulltana është ndër të paktat artizane të mbetura që punën me shtiza dhe prodhimin e veshjeve me pe, të cilën i’a ka mësuar e ëma tashmë e ka kthyer në profesion. Ajo shprehet se asnjëherë nuk e ka lënë punën me shtiza, por ka tre vite që punon çdo ditë edhe i tregton. Janë turistët ata të cilët interesohen për punimet e tyre…
Madje ajo mundohet edhe ti bëjë me dizejno të ndryshme duke futur edhe ngjyra ndërsa shprehet se nuk është e vështirë….
Rinia nuk ka interes të mësoj këtë lloj pune shprehet Sulltana, ndërsa unë do e vazhdoj pasi edhe kaloj kohen por edhe fitoj. Është punë që ja vlen shprehet Sulltana Çelaj.

