Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Plumbat mbi lokalin e Mond Vogës në Fushë-Krujë/ Gazetarja: Pista ku po heton Policia, dyshohet se…

schedule18:25 - 20 Qershor, 2025

schedule 18:25 - 20 Qershor, 2025

TIRANË- Gazetarja dhe autorja e emisionit “Gjërat Tona” në ABC News, Etleva Delia foli për ngjarjen e mbrëmshme, ku u qëllua me breshëri plumbash mbi lokalin e ish-shoferit të ish-prokurorit Arjan Ndoja.

Ajo theksoi në “Tirana Live” se ngjarja në Fushë Krujë ka ndodhur pas mesnatës, ndërsa në momentin e sulmit nuk ka pasur klientë në ambientet lokalit, por ka qenë Mond Voga me gruan dhe fëmijën e tyre.

“Ngjarja ka ndodhur pas orës 01:00  të mesnatës. Nuk ka pasur klientë në ambientet e biznesit, përveç  familjes.



Ka qenë Mond Voga, bashkëshortja, dhe djali i tyre. Dyshohet se është qëlluar nga një zonë e pyllëzuar.

Janë gjetur 15 gëzhoja në vendin e ngjarjes. Hetimet po bëhen për të shkuarën e shoferit”, tha ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!