Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Banka shqiptare e zhvillimit/ Ministria e Financave, aksionari i parë shtetëror

schedule14:07 - 20 Qershor, 2025

schedule 14:07 - 20 Qershor, 2025

Shteti do të ngrejë një institucion financiar të dedikuar për të mbështetur zhvillimin ekonomik sidomos në sektorë që e kanë të vështirë të gjejnë financime. Ministria e financave është vendosur që të jetë aksionari i parë si përfaqësues i shtetit i cili do të kontribuojnë me një kapital  fillestar prej 10 miliardë lekësh. Burimet e financimit, përfshijnë  kreditë ndërkombëtare dhe fondet e mbledhura përmes Postës Shqiptare. Sipas vendimit, Ministria e Financave do të përfaqësojë shtetin si pronar i 100% të aksioneve të kësaj banke dhe do të ndjekë të gjitha procedurat e mëtejshme të përcaktuara në ligj.

Objektivat kryesorë të këtij institucioni, janë mbështetja  me hua e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe startup-et, veçanërisht ato që operojnë në sektorë  që përballen me vështirësi në financim.

Një tjetër prioritet i rëndësishëm është edhe mbështetja e modernizimi i  infrastrukturës fizike dhe digjitale, me fokus në zonat dhe sektorët, ku mungesa e investimeve ka kufizuar zhvillimin ekonomik dhe përfshirjen financiare.

Kjo Bankë nuk do të operoj si një bankë tregtare për qëllime të maksimizimit të fitimit, por për financimin e projekteve strategjike dhe sektorëve të nënfinancuar. Për këtë arsye, Banka e Zhvillimit nuk mund të jetë subjekt i rregullave të zakonshme bankare apo tregtare.

Por pavarësisht kësaj Banka Shqiptare e Zhvillimit raporton te Banka e Shqipërisë për qëllime statistikore dhe për regjistrin e kredive.

Po ashtu  Banka e Shqipërisë përcakton metodologjinë e mbikëqyrjes së aktivitetit të mbledhjes së produkteve të kursimit, si dhe të raportimit statistikor. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!