Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Lakers, shitje rekord/ Skuadra e famshme NBA ndryshon pronësi pas 46 vitesh, blihet për 10 miliardë dollarë

schedule12:51 - 19 Qershor, 2025

schedule 12:51 - 19 Qershor, 2025

Pas më shumë se 46 vitesh, Los Angeles Lakers, një nga skuadrat më të mëdha dhe më fituese të NBA do të ndryshojë pronësi, duke vendosur edhe një rekord si shitja më e shtrenjtë në historinë e sportit.

Sipas mediave amerikane, familja Buss, e cila zotëronte paketën e maxhorancës së aksioneve ka vendosur ti shesë ato për 10 miliard dollarë.

Kjo është shifra më e shtrenjtë e paguar ndonjëherë për një skuadër, duke thyer rekordin e vendosur sërish në NBA.

Vetëm pak muaj më parë, një tjetër skuadër ikonë e basketbollit si Boston Celtics u shit për 6.1 miliard dollarë.

Blerësi i Lakers është një një emër i madh i biznesit sportive në SHBA.

Ai është Mark Ëalter, pronar dhe CEO “TËG Group”, e cila që ka viti 2021 kishte blerë një paketë të vogël aksionesh të skuadrës kaliforniane.

Sigurisht, në këtë shitje rekord, më të lumturit janë në familjen Buss.

Në vitin 1971 Jerry Buss mori pronësinë e Los Angeles Lakers nga

Jack Kent Cooke, duke paguar vetëm 67.5 milion dollarë.

Një biznes fantastik, ndërsa për t’u parë mbetet nëse me pronarët e rinj, LeBron James dhe Luka Doncic do të arrijnë të kthejnë Lakers te titulli kampion në NBA, që I mungon që nga viti 2020.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!