Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Parcela me kanabis/ Arrestohen 3 persona në Fushë Krujë, një prej tyre ish oficer policie

schedule10:55 - 19 Qershor, 2025

schedule 10:55 - 19 Qershor, 2025

Tre persona janë arrestuar në Fushë Krujë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Koordinata”.

Kastriot Bazja dhe Murat Seferi e Emiljano Seferi, të dy vëllezër, u vunë në pranga, si autorë të kultivimit të bimëve narkotike.

Në fshatin Zgërdhesh, u zbuluan 11 parcela në të cilat ishin kultivuar 591 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Sipas burimeve, Kastriot Bazja ka qenë oficer policie, por është tërhequr nga struktura e uniformave blu më 2014.

Vijon puna për dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!