Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Paris SG e nisi si kampion/ Fituesë në Champions, francezët shkëlqyen në Kupën e Botës për Klube

schedule11:59 - 16 Qershor, 2025

schedule 11:59 - 16 Qershor, 2025

Ishte e pritshme, por jo deri këtu. Paris SG e respektoi parashikimin si favorit për të fituar Kupën e Botës për klubet, duke shkatërruar Atletikon e Madridit, në atë që cilësohej si një derbi I fortë europian.

Në stadiumin “Rouz Boul” të Pasadenës në Kaliforni, kampionët e Europës treguan se janë skuadra e momentit, dhe fitorja 4-0 erdhi vetëm pak ditë pas shkatërrimit 5-0 që I bënë Interit në finalen e Championsit.

Edhe pse përballë pati lojtarë shumë të mirë si Grizman, Alvarez, De Pol, Le Norman apo Oblak, sërish PSG ishte tepër lart. Një orkestër e vërtetë e krijuar nga trajneri spanjoll, Luis Enrike, dhe triumfi erdhi me golat e shënuar nga Fabian Ruiz në 19’, Vitinja në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, Seni Majulu në 87’, dhe nga penalltia e realizuar nga koreanojugori Li Kang-In në minutën e shtatë shtesë të pjesës së dytë.

Rezultati pasqyroi me besnikëri atë që ndodhi në fushë. Parizienët patën 16 gjuajtje gjithsej ndaj vertëm 5 të Atletikos, ndërsa goditjet në portë ishin 11-1!

Një diferencë e thellë, së cilës i shtohet mbajtja e topit 75 për qind nga PSG. Nuk dihet nëse skuadra e Luis Enrikes do të vazhdojë me këtë ritëm, ndërsa lodhja dhe temperaturat e larta në jug të Shteteve të Bashkuara do të bëjnë të vetën. Gjithsesi, sinjali i parë është dhënë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!