Tregjet globale të energjisë reaguan menjëherë pas raportimeve se Izraeli kishte goditur Iranin, duke nxitur një rritje të ndjeshme të çmimeve të naftës në bursat ndërkombëtare. Mediat e huaja raportojnë se kontratat referuese të naftës Brent Crude dhe Nymex light sweet u rritën me më shumë se 10%, pas lajmit për sulmin.
Tregtarët shprehin shqetësim për mundësinë e një përshkallëzimi të konfliktit në Lindjen e Mesme, i cili mund të ndërpresë furnizimet me naftë nga një ndër rajonet më të rëndësishme për prodhimin e energjisë në botë.
Çmimi i naftës së papërpunuar ndikon drejtpërdrejt në çmimet e konsumit, përfshirë ushqimet në supermarkete dhe kostot e transportit.
Analistë të energjisë, të cituar nga BBC, vlerësojnë se tregjet tani po qëndrojnë në pritje të një reagimi të mundshëm të Iranit në ditët në vijim, gjë që mund të ndikojë më tej në luhatjen e tregjeve dhe furnizimeve globale./abcnews.al

