Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Leka: Sali Berisha e ktheu PD më keq se zhgënjimi i tij më i madh, Lulzim Basha

schedule21:04 - 12 Qershor, 2025

schedule 21:04 - 12 Qershor, 2025

Analisti Martin Leka thotë se Sali Berisha e ktheu PD më keq se armiku dhe zhgënjimi i tij më i madh, Lulzim Basha.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Leka u shpreh se në PD do të ketë lëvizje pas konstitumimit të Kuvendit.

“Unë mendoj që Sali Berisha e ktheu PD më keq se armiku dhe zhgënjimi i madh i tij, Lulzim Basha, nëse themi se në atë parti ka strategji, vetëm strategji nuk ka. E gjithë lufta e lidershipit të PD, është t’i shërbejë liderit dhe këtë e kërkon lideri. Ajo parti është ai ajo makina që ngec në shi, baltë, nuk ka zetor e fadromë që mund ta nxjerrë. Duhen shumë forca që Partia Demokratike nuk i ka”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!