Tirana ka njoftuar ditën e sotme ndërprerjen e bashkëpunimit me trajneri Julian Ahmataj, i cili që pas ndeshjes së të shtunës me Kukësin nuk është shfaqur në stërvitje. Gjatë këtyre ditëve ekipi është stërvitur nga Emanuel Egbo, i cili do të drejtojë skuadrën për momentin.
“Të premten luhet ndeshja Partizani – Tirana. Ky takim do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, në orën 19:00. Skuadra ka vijuar përgatitjet nën drejtimin e Emanuel Egbos, që do jetë provizorisht nën drejtimin e ekipit. Julian Ahmataj ka ndërprerë bashkëpunimin me klubin pas humbjes me Kukësin”, duhet në njoftimin që klubi i Tiranës ka bërë në faqen zyrtare. /abcnews.al