Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ukraina riatdheson trupat e më shumë se 1200 ushtarëve të vrarë, gjatë luftës me Rusinë

schedule22:13 - 11 Qershor, 2025

schedule 22:13 - 11 Qershor, 2025

Ukraina tha se ka riatdhesuar më shumë se 1.200 trupa të ushtarëve të vrarë gjatë luftës së nisur nga Rusia më shumë se tre vjet më parë. Kthimi i trupave të pajetë u bë në kuadër të një sërë shkëmbimesh të të burgosurve të luftës dhe të të vrarëve që palët kanë realizuar së fundi.

“Si rezultat i masave të riatdhesimit, trupat e 1.212 mbrojtësve të rënë janë kthyer në Ukrainë”, thuhet në një njoftim të Shtabit Koordinues për Trajtimin e të Burgosurve të Luftës, më 11 qershor.

Agjencia përgjegjëse për shkëmbimin e të burgosurve të luftës tha se trupat janë kthyer me ndihmën e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.



/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!