Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Banjska”, dëshmi të tjera/ Polici Kryeziu rrëfen si e pa vrasjen e kolegut Bunjaku

schedule17:05 - 11 Qershor, 2025

schedule 17:05 - 11 Qershor, 2025

Polici i Kosoves Mirsad Kryeziu ka rrefyer detaje të momenteve të përplasjes me grupin terrorist në Banjskë, më 24 shtator 2023, kur ku vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

Në dëshminë perpara gjykates, Kryeziu ka treguar se si kishte parë të gjakosur rreshterin Bunjaku dhe se si kishte nisur ta tërhiqte drejt makines, kur eshte plagosur edhe vet.

“Për një moment jam larguar nga kamioni dhe jam nisur në drejtim të policëve. Gjatë shkuarjes kam vërejtur se njëri nga pjesëtarët tonë, që ishte Afrim Bunjaku, ishte i shtrirë në tokë dhe i mbuluar me gjak, ai ishte i plagosur në fyt dhe gjakderdhja ishte e madhe. Ju afrova afër po e kisha të pamundur t’i ndihmoj sepse në drejtimin tonë gjuajtjet ishin të parreshtura. E kam tërhequr Afrimin nga vija dhe kam filluar të gjuaj në drejtim të fshatit edhe në pjesën e Manastirit.”

Polici Kryeziu rrefen se si bashkepunoj me koleget e tjere per te terhequr trupin e policit te rene ne detyre.

“Gjatë gjuajtjes sime me armë filluan edhe kolegët e tjerë që të gjuanin në drejtim të tyre. Pasi ishte aty njëri nga kolegët tanë që e pata lënë në veturë, kam kërkuar nga ai që të afrohet dhe ta largojmë rreshterin. Aty më ka treguar se edhe një pjesëtar tjetër i yni është i plagosur.”

Gjate deshmise se policit Kryeziu, ne salle ndodheshin të akuzuarit për sulmin në Banjskë të Zvecanit, serbet Dushan Maksimoviç, Blagoje Spasojeviç dhe Vladimir Toliç.

Kryeziu është polic i stervitur për ndërhyrje të shpejta në kufi, sipas te cilit armët që grupi terrorist në Banjskë i ka përdorur kundër Policisë së Kosovës mund të organizohen vetëm nga struktura ushtarake.

Para tij, ne fillim te kesaj jave dëshmuan dy zyrtarët policorë, Alban Rashiti dhe Çlirim Shaqiri.

Prokuroria Speciale, më 11 shtator 2024 ka ngritur aktakuzë kundër Milan Radoiçiqit dhe 44 serbve të tjerëve, për sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit.

Për ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiq, dhe 40 të akuzuarit e tjerë ka, fletarrest ndërkombëtar, pasi ndodhen në arrati.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!