Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Në kërkim prej dy vitesh për plagosje me thikë, kapet dhe ekstradohet nga Greqia 26-vjeçari shqiptar

schedule13:53 - 11 Qershor, 2025

schedule 13:53 - 11 Qershor, 2025

TIRANË– Një 26-vjeçar i identifikuar si Besmir Ajazi është kapur dhe ekstraduar nga Greqia në Shqipëri. Ai dy vjet më parë plagosi me thikë një person në qytetin e Kuçovës.

I riu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për ngjarjen kriminale.

Konkretisht në vitin 2023, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.



Ai akuzohet se në vitin 2023, në lagjen “Llukan Prifti”, Kuçovë goditi disa herë me thikë një qytetar, gjatë një konflikti të çastit me të./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!