Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Arrestimi i policit për “Banjskën”, bashkëshortja: Serbia e mban padrejtësisht, Kosova të reagojë

schedule12:07 - 11 Qershor, 2025

schedule 12:07 - 11 Qershor, 2025

Bashkëshortja e ish-policit Arbnor Spahiut, Arieta Spahiu publikisht i ka kërkuar presidentes së Kosovës Vjosa Osmani dhe institucioneve të vendit që të reagojnë për arrestimin e tij i cili po akuzohet nga Serbia për “vrasje të rëndë” në Bansjke.

Në një dalje për televizionin Dukagjini në Kosovë ajo ka deklaruar se bashkëshorti Iisaj më shumë se kurrë tani ka nevojë për përkrahje, e që deri më tani të gjitha institucionet kanë heshtur.

“Kërkoj publikisht që të merrni një qëndrim, të flisni dhe të ndërmerrni hapa konkretë për të adresuar rastin e bashkëshortit tim dhe të tjerëve si ai.
Arbnori ka kontribuar për sigurinë e Kosovës për vite me radhë. Dhe sot, kur ai ka më shumë se kurrë nevojë për përkrahje, është lënë në heshtje. Asnjë institucion nuk ka reaguar. As Presidentja e vendit, as Kuvendi, as askush tjetër. Dhe kjo heshtje është një dhimbje tjetër për familjen time.” -deklaron bashkëshortja e ish efektivit të policisë së Kosoves.

Sipas saj, bashkëshorti Spahiu duhet të kthehet në shtëpi dhe se ai nuk është fajtor, por një hero i heshtur i këtij vendi.

Një apel ajo e ka patur edhe për mediat, shoqërine civile dhe të gjithë njerëzit me ndërgjegje.

Ish-pjesëtari i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Arbnor Spahiu, është një prej disa policësh ose ish-policësh që e kanë gjetur veten prapa hekurave në Serbi.

Spahiu u ndalua me 7 qershor  në pikën kufitare nga Hungaria në Serbi.

Autoritetet e drejtësisë atje i shqiptuan masën e paraburgimit prej një muaji, nën dyshimet se ka kryer “vrasje të rëndë”.

Dyshimet lidhen me incidentin në Banjskë – pjesa veriore e Kosovës – ku një grup i serbëve të armatosur ka sulmuar policinë e Kosovës në shtator të vitit 2023, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

Në përleshjet me armë që kanë pasuar, janë vrarë edhe tre sulmues serbë.

Por, sipas një konfirmimi nga Policia e Kosovës Spahiu ne atëe kohë nuk ka qenë pjesëtar i policisë – ai “ka dhënë dorëheqje vullnetare në vitin 2022.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!