Analisti Frrok Çupi thotë se Sali Berisha e di se rezultati i zgjedhjeve nuk do të ndryshojë, edhe pse po bën përpjekje për mos njohjen e tyre.
Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Çupi u shpreh se Berisha, njësoj si kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk lejojnë shtetin të funksionojë.
“Nuk pritet, edhe vetë djalli, nuk pret të ndodhë ndonjë gjë. Sali Berisha nuk kërkon të ndryshojë rezultatin, e ka shumë mirë ashtu si është. Sali Berisha kërkon kohë për disa rrugë, mënyra. Kohë për të tijtë. Të rrijë në krye të PD. Kërkon kohë, mendon se duke qenë aktiv në shpifje, sajesa, po merr kohë para ligjit, para drejtësisë. Kërkon një kohë që iu kushton të gjithë shqiptarëve. Po ndodh një skenar, midis qeverisë së Kosovës dhe Sali Berishës. Kryeministri i Kosovës është bashkëpunëtor i Berishës. Kurti po i thotë botës, jemi shtet jo formues. Të njëjtën lëngatë po mendon ta bëjë ky në Shqipëri.”, theksoi ai./abcnews.al

