Analisti Shkodran Ramadani komentoi për ‘Ballkan Update’ vendimin e Gjykatës së Hagës për ish kreun e UÇK Hashim Thaçi. Sipas tij, Thaçi nuk përbën rrezik për t’u arratisur. Ramadani tha se ky është një proces me kosto të lartë dhe se duhet të ketë një përfaqësim sa më dinjitoz në mbrojtje përmes avokatëve.
“Thaçi nuk përbën rrezik për t’u arratisur.
Është po aq absurd për faktin që Prokuroria ka mbaruar intervistimet e dëshmitarëve dhe është e pamundur që të diktohen dëshmitarët që të deformohet procesi. Ky proces, të akuzuarit nuk e dijnë për çfarë po akuzohen, për çfarë krimesh.
Ky është një proces me kosto të lartë dhe Gjykata të tilla kërkojnë mbrojtje nga avokatë cilësore që të ketë përfaqësimin e duhur. Ne duhet të garantojmë pagesën e rregullt të avokatëve të mbrojtjes, në të kaluar një prej avokatëve më të mirë ishte larguar nga mbrojtja për shkak të pagesave.
Duhet ta shohim si një fushëbetejë ku shteti i Kosovës nuk jep para për krerët e UÇK si invidë, por është një betejë ku vetë shteti ka një hise të madhe të barrës.”

