KOSOVË- Deputetet e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen për të 29-ën herë për të vazhduar seancën konstituive të nisur më 15 prill, në përpjekje për të përmbyllur konstituimin e organit ligjvënës.
Vazhdimi i seancës pritet të nisë në orën 11:00. Në seancën e mbajtur të shtunën nuk ka pasur kuorum për ta formuar Komisionin për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit.
Përfaqësues të pushtetit dhe opozitës akuzuan sërish njëri-tjetrin, për ngërçin e krijuar.
Pas dështimit të se shtunës kandidatja e LVV-së për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, që nuk është të zgjidhet në pozitën e kryetares së Kuvendit për 6 herë radhazi, ka insistuar se partia e saj i ka votat për ta formuar Qeverinë.


