Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kufizimi i kredive për shtëpi, Pipiria: Efekt psikologjik në treg, mungesa e komunikimit krijon pasiguri

schedule20:55 - 6 Qershor, 2025

schedule 20:55 - 6 Qershor, 2025

Në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, Reinaldo Pipiria nga Shoqata e Pasurive të Paluajtshme komentoi masat e Bankës së Shqipërisë për kufizimin e kredive për banesa, duke theksuar ndikimin psikologjik që ato kanë në tregun imobiliar.

Sipas Pipirisë, mungesa e një komunikimi të qartë ka shtuar pasigurinë mes aktorëve të tregut, veçanërisht te shitësit, të cilët shpeshherë kanë një formim të kufizuar financiar. Ai tha se kufizimi i kredisë po ndikon jo vetëm te pritshmëritë, por edhe te stoku i pronave të pashitura dhe mungesa e ofertës në treg.

Megjithatë, ai theksoi se tregu do të përshtatet me rregullat e reja, ndërsa vëzhgimet dhe statistikat aktuale duhen parë edhe në kontekstin e efekteve psikologjike që sjellin ndryshime të tilla.

“E kuptoj shumë mirë efektin psikologjike në efektin e ekonomisë. Nëse kjo do të komunikohej mirë e gjithë shoqëria do ta kishte të qartë që nuk do të kishte ndonjë ndryshim. Shoqëritë do be kuptojnë që bankat do të fillojnë që të financojnë brenda rregullave, sepse këto janë statistikat 70% -30%. Pjesa tjetër është që do të kemi një problem me shitësin deri sa ta bindim sepse shitësi mund të ketë një formim mesatar.

Ne e kishim problem për shkak të rivlerësimit që ta bindim, vjen dhe një komunikim tjetër që do të kufizohet kredia, praktikisht të dhënat që nxjerr vrojtimi një pjesë janë të ndikuara nga këto të dhëna psikologjike. Rritja e çmimit, stoku, pronat e pashitura, për shkak se nuk ka më ofertë. Nuk preferon që ta shesë. Janë disa efekte megjithëse mendoj se ai vrojtimi ha diskutim, por mendoj se mund të jetë një moment tjetër ku mund të flitet”, tha Reinaldo Pipiria./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!