Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kufizohen kreditë për shtëpi/ Edon Babameto: BSH mori masa pas rritjes së tregut të pasurive të paluajtshme

schedule20:38 - 6 Qershor, 2025

schedule 20:38 - 6 Qershor, 2025

Edon Babameto, analist i tregjeve financiare në një intervistë në “Sheshi i Dollarit” në ABC News u shpreh se Banka e Shqipërisë mori masa pas rritjes së treguar të pasurive të paluajtshme/.

Po ashtu ai tha s enjë boom i madh në pasurinë e patundshme rrit kërkesën dhe bëhet një rreth vicioz, vazhdon ndërtimi dhe shikon një rritje të lartë. Sipas tij ndërtuesit e projektojnë këtë rritje 5-10 vite në të ardhmen, por tha se kjo nuk qëndron gjithmonë.

“Ne kemi pasur një hov shumë të madh, por rritja nuk do të jetë e njëjtë. Rritje do të ketë por jo me të njëjtat ritme. Për mendimit tim kjo është fiks siç duhet të bëhet në ekonomi. Dhe nuk mendoj që ka një pjesë të shoqërisë që dëmtohet nga kjo. I vetmi dëmtim le të themi është se duhet të presë pak, pra një dëmtim afatshkurtër, por afatgjatë ka benefite. Ne po shohim edhe interesa duke rënë. Nëse pret pak mund të përfitosh”, tha ai.

Më tej Babameto, nënvizoi se duhet treguar një kujdes i veçantë lidhur me këtë sektor.

“Unë e theksoj se duhet të divirsifikohet edhe pak suksesi. Mund të jetë edhe risku i një fluske. Faktorët nuk dihen kurrë dhe një përqendrim kaq i lartë nuk dihet asnjëherë se çfarë sjell. Sepse ka sukses të madh, por edhe risk”, shtoi ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!