Fletët e votimit të qarkut të Tiranës do të rinumerohen, si për partitë ashtu edhe për kandidatët.
Edhe pse Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve rrëzoi kërkesën e partisë demokratike për shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në këtë qark, dy anëtarët në KAS, përdorën të drejtën që u njeh kodi zgjedhor, për të kërkuar rinumërimin apo rivlerësimin e votave.
“KAS me shumicë votash e rrëzon, por me kërkesë të dy anëtarëve të KAS do bëhet këqyrja e kutive të fletëv të votimit për qarkun Tiranë. Duke qenë ky proces merr kohë, duke qenë se janë 1282 QV, data për fillimin e këtij procesi do të përcaktohet në një moment tjetër ku partitë politike kanë të drejtën të caktojnë vëzhgues ndërkohe që procesi do këqyret nga administrata e KQZ, kështu që kjo seancë pezullohet për momentin”
Në Tiranë partia socialiste arriti të siguronte 19 mandate, Partia Demokratike 13 mandate, partia mundësia 2 ndërsa lëvizja bashkë dhe shqipëria bëhet 1 mandat. Dhe pikërisht kërkesa për rinumërim e demokratëve lidhet me mandatin e 14-të në kryeqytet, pasi Agron Shehaj e fitoi me një diferencë prej 1300 votash.
Po ashtu, diferenca është e vogël edhe mes kandidatëve. Jorida Tabaku fitoi me një diferencë prej 2000 votash ndaj Ilir Alimehmetit ndërsa ndërr rradhet e socialistëve Olta Xhacka e siguroi mandatin me 140 vota me shumë se Blerina Gjylameti.

