Një oficer policie dhe pesë persona të tjerë kanë vdekur pas një përplasje me armë në shtetin amerikan të New Jersey.
Ndërkohë dy policë të tjerë u plagosën gjatë incidentit, i cili arriti kulmin me një shkëmbim zjarri pasi dy të armatosur u përplasën me armë në një dyqan. Autoritetet njoftojnë se disa shkolla dhe biznese u bllokuan deri sa të arrihet në një normalizim të situatës.
Autoritetet identifikuan policin që vdiq si Joseph Seals, 39 vjeç, i cili ishte pjesë e një programi të gjerë shtetëror për konfiskimin e armëve të paligjshme. Policia bën me dije se fillimisht përplasja shpërtheu në një varrezë lokale.
Mediat lokale raportojnë se konfrontimi midis policisë dhe të dyshuarve ishte i lidhur me një hetim të vrasjes, por kjo ende nuk është konfirmuar.
“Bazuar në atë që ne dimë tani, nuk ka kërcënime të vazhdueshme ndaj sigurisë publike që kanë ndonjë lidhje me ngjarjet e sotme,” u tha Guvernatori i New Jersey Phil Murphy gazetarëve në një konferencë për shtyp.
“Kjo ka qenë një ditë tepër e vështirë për Jersey City dhe tërë shtetin e New Jersey,” shtoi ai.
/abcnews.al