Ansu Fati shënoi golin e fitores për Barcelonën në takimin kundër Interit, që katalanasit e fituan me rezultatin 2-1.
Me këtë gol të shënuar,talenti spanjoll futet në historinë e Champions League, pasi bëhet lojtari më i ri që gjen rrjetën në këtë kompeticion.
Fati ishte vetëm 17 vjeç dhe 40 ditë kur i shënoi golin Interit, duke u bërë kështu lojtari më i ri në histori që gjen rrjetën në kompeticionin më elitar për klube. Një talent i madh e që premton shumë për të ardhmen./abcnews.al