Bashkëpunëtori i drejtësisë Artan Tafani dëshmoi përpara togave të zeza detaje për 17 episode kriminale. Pjesëtar i bandës së Laert Haxhiut, i cili u arrestua në kryeqytet pas grabitjes së një pike exchange përmendi detaje nga një ngjarje kriminale ku në objektivin e tyre për tu eleminuar u vendos avokati Adriatik Guri.
Sipas Tafanit, urdhërin e dha Haxhiu pasi mendonte se Guri ndihmonte hasmin e tij. Tafani ruante objektivin dhe qëndronte në lokalin ku shkonte avokati, por nuk e kryente dot vrasjen pasi ai është kushëriri i tij.
” Mora shtepi me qera ne Lushnje, do vrisnim avokatin Adriatik Guri, e ruaja un avokatin. Nderkohe une e kam kusheri, donte ta vriste Laerti se sipas laertit ky ndihmonte hasmin e tij. Keta njekohesisht kishin kamerat e policise kishin kodin, keta me ruanin e mua. Lulzim Arapi erdhi tek shtepia solli nje pistolete tip CZ me dy silenciatore, vazhdonim ruanim avokatin. Une rrija aty te lokali ku vinte dhe avokati. I thashe se bej dot se e kam kusheri, e lame qe do e bente Lulzimi. Nje nate na iku ai, une i perfshiva nga frika jo per lek, por tha Laerti qe do behet.” / abcnews.al


