Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, pas marrjes së informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, organizuan kontrolle në fshatin Dhërmi, ku si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit 19 vjeçar, banues në Lushnjë.
Gjatë kontrollit personal dhe në banesën ku ky shtetas qëndronte në Dhërmi, Policia i gjeti dhe sekuestroi 64 doza me lëndë narkotike kanabis, të cilat ky shtetas i shiste kryesisht në lokalet e natës. / abcnews.al


