Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kë ‘gay blu’ kërcënoi Gjokutaj? Analistët: Mesazh i koduar, ndjen se ka një frymë atje që nuk e do Berishën

schedule21:09 - 3 Qershor, 2025

schedule 21:09 - 3 Qershor, 2025

Në emisionin “Real Story” në ABC News, analistët Roland Bejko dhe Ergys Mërtiri komentuan zhvillimet e fundit brenda Partisë Demokratike dhe reagimin e fundit që ka bërë avokati Genc Gjokutaj, i cili me një gjiuhë të prerë iu drejtohet deputetëve demokratë.

Roland Bejko tha se reagimi i Gjokutajt më shumë se sa një kërcënim është një paralajmërim, pasi sipas tij po ndjen se ka një frymë në selinë blu që nuk e duan Berishën

“Ligjërimi që ka pasur zotëria (Gjokutaj), nëse hapim librat e historisë do të gjejmë të njëjtën logjikë. Ky kërcënon në mënyrë të hapur dhe u thotë atyre poshtë që kushdo që guxon të ngrejë zërin nesër… Pra ai paralajmëron jo se ka persona konkret, po ndjen se ka një frymë atje që nuk e duan Berishën. Demokratët janë të mërzitur sepse i çoi përsëri në humbje,” deklaroi Bejko.

Në të njëjtën linjë ishte edhe analisti Ergys Mërtiri, i cili analizoi ndikimin e përplasjeve të brendshme në PD dhe mundësinë e riformatimeve politike jashtë kësaj force.

“Ka shumë që mund të ikin si pasojë e përplasjeve të brendshme të PD të shkojnë tek zoti Shehaj, por mund të krijojnë edhe një ombrellë të re dhe mund të bëhen një forcë ose një Grup Parlamentar aty,” tha Mërtiri.

Ai shtoi se deklaratat e Gjokutajt përbëjnë një formë presioni që vjen nga jashtë PD-së, duke theksuar përkatësinë e tij në LSI.

“Por unë e shikoj edhe një lloj kërcënimi nga fakti që LSI është e pakënaqur nga ajo që ka ndodhur në PD dhe Gjokutaj është pjesë e LSI-së, nuk është anëtar i PD-së. Ka një fluks aty brenda se kush do të jetë i privilegjuar tek Berisha,” tha Mërtiri.

Sipas tij, kjo situatë përbën një paradoks të thellë në sjelljen politike të Berishës dhe në mënyrën si ai po përpiqet të ruajë kontrollin brenda partisë.

“Pra në kushtet ku është PD, është një mënyrë reformimi, që Berisha do të përgjigjet të frenojnë. Fakti që Berisha po përpiqet që t’i mbyllë gojën çdo kujt që kërkon dorëheqjen dhe fakti që Berisha po ushtron dhunë ndaj militantëve të vet, është një paradoks dhe për mua është një lloj paradoksi. Mendoj se ka edhe mesazhe të koduara aty brenda ndaj disa njerëzve,” përfundoi Mërtiri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!