Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sezoni veror, 36 qendra shëndetësore/ Hapen në të gjitha zonat turistike në bregdet dhe mal

schedule15:25 - 3 Qershor, 2025

schedule 15:25 - 3 Qershor, 2025

Nga fillimi i qershorit deri fundin e shtatorit 36 qendra shëndetëore verore në bregdet apo mal  do tu ofrojnë shërbim pushuesve  24 orë në shtatë ditë të javës. Nisur nga përvoja e vitit të shkuar këtë vit janë hapur tre qendra të reja  ndërsa dy të tjera do të jenë në  lëvizje. Në  çdo qendër shëndetëore  do të jenë në shërbim  3 mjekë dhe  3 infermierë me dy turne.

“Janë shtuar kisha e Shën Ndout  në Laç, qafa e pazarit në Gjirokastër dhe në kalanë e Beratit.  Do vijojnë të jenë të hapura Jala, Hamallaj dhe Boga.

Duke qenë se kemi shtuar stafin infermieror dhe mjekësor  vjet për 216 vende  patëm 400 aplikime, këtë vit për 227 pozicione  patëm 600 aplikime.

Numër më I madh të interesuarish, konkurencë më e lartë, I kemi dhënë prioritet  viteve të eksperiencës se ky personel përballon urgjencat “

Rastet e rënda mjekët  I  referojnë në spitalin bashkiak  apo rajonal më të afërt.  Ndërsa në këto qendra  pushuesit mund  të marrin ndihmë  për  disa shërbime shëndetësore.

“Matjet e tensionit,  glicemisë,  mund të bëjnë  vizitë me  EKG,  ka mundësi  për  ndërhyrje me defibrilator, kemi koordinim me spitalet rajonale dhe bashkiake.”

Në qendrat  shëndetësore verore sezonin e shkuar sipas Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësore u kryen 80 mijë vizita dhe  rreth 22 mijë  procedura mikrokirugjikale.

Falë ndërhyrjes së  personelit të tyre  u shpëtuan 70 persona të cilëve iu rrezikohej jeta nga  incidente në plazhe apo male.

Numër më të lartë vizitash u kryen në qendrën e Velipojës, Shëngjinit dhe në plazhin e Durrësit. Më shumë se 30% e  pacientëve ishin  turistë të huaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!