Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Drogë në Finlandë/ Kreu i SPAK, Dumani: Aktiviteti kriminal organizohej në Shqipëri, fokusi te drogërat sintetike

schedule13:03 - 3 Qershor, 2025

schedule 13:03 - 3 Qershor, 2025

Një operacion i përbashkët i SPAK me autoritetet finlandeze, çoi në goditjen e një grupi kriminal shqiptar të drogës në Finlandë.

Kreu i SPAK, Altin Dumani deklaroi se aktiviteti kriminal organizohej në Shqipëri.

Dumani shtoi se fokusi i këtij grupi, ishin drogërat sintetike

“Aktiviteti shtrihet në vite, e dyta organizatorët, preferonin të rrinin në Shqipëri. Nga këtu organizonin të gjithë aktivitetin kriminal. Janë 54 persona të proceduar, shumica e tyre të dënaur në Finlandë. Në Finlandë, nuk janë vetëm shtetas shqiptarë, por finlandezë, edhe me shtetësi të tjera. Hera e parë që evidentojmë grup kriminal që merrej me trafikim të drogërave sintetike. Sasitë janë të mëdha. Ky grup kriminal kishte krijuar një rrjet të tyre në FInlandë. Herë pas here, dërgonin nga Shqipëria, përfaqësues të tyre dhe aty fillonin aktivitetin e shitjes së lëndëve narkotike. Bashkëpunimi ka qenë intensiv”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!