Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Trafik droge drejt Finlandës/ Prokurori Kraja: Vazhduam hetimin për dy vjet, përdorëm metoda speciale

schedule12:42 - 3 Qershor, 2025

schedule 12:42 - 3 Qershor, 2025

Një operacion i përbashkët i SPAK me autoritetet finlandeze, çoi në goditjen e një grupi kriminal shqiptar të drogës në Finlandë.

Në një dalje për mediat, prokurori Arben Kraja u shpreh se hetimi zgjati dy vjet dhe u përdoren metoda speciale të hetimit.

“Ata kishin kontatuar shtetas shqiptarë të përfshirë në aktivitet kriminal. Në kontakt me autoritetet finlandeze, u krijua një skuadër e përbashkët hetimore. Dy vjet rresht, punë e përbashkët dhe kemi ardhur në ditën e sotme. Nga ky hetim, kemi nxjerrë disa problematika, tregojnë shtrirjen dhe shpërndarjen e krimit shqiptar jashtë Shqipërisë. Përfshirje nga Shqipëria drejt Finlandës, nga Spanja drejt Finlandës. Kemi arritur të kemi sukses, me metoda speciale të hetimit. Çështja konkrete, besimi i autoriteteve finlandeze, tregon se jemi në të njëjtin hap për të luftuar krimin e organizuar”, theksoi prokurori Kraja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!