Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

SPAK, operacion me autoritetet finlandeze/ Dumani: Krimi shqiptar ka shtrirë aktivitetin edhe në vendet nordike

schedule12:34 - 3 Qershor, 2025

schedule 12:34 - 3 Qershor, 2025

SPAK ka zhvilluar një operacion të përbashkët me autoritetet finlandeze, për goditjen e një grupi kriminal shqiptar të drogës në vendin nordik.

Në një dalje për mediat, kreu i SPAK, Altin Dumani deklaroi se krimi shqiptar e ka shtrirë aktivitetin edhe në vendet nordike.

“Krimi shqiptar ka shtrirë aktivitetin e tij edhe në vendet nordike, përfshirë Finlandën. Autoritetet lijgzbatuese nordike i kanë dhënë besim institucioneve tona. Kjo na ka mundësuar goditjen disa grupeve kriminale, përgjegjës për trafikimin e disa drogërave. Hetimi rezultat i një pune të gjatë, shpreh mirënjohje dhe vlerësim për partnerët finlandezë që kanë kontribuar në këtë hetim të përbashkët. Falenderim për zyrën e oficerit ndërlidhës mes SPAK dhe autoriteteve finalandeze.”, theksoi Dumani./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!