Ashtu siç parashikohej, ashtu ndodhi. Barcelona ka shkuar për “turizëm” në Milano dhe formacioni i katalanasve përballë Interit, e tregon këtë gjë.
Të besuarit e Ernesto Valverde janë kualifikuar dhe formacioni që ka zgjedhur strategu italian, i ngjan më shumë ekipit B. Neto luan në portë, ndërsa Ëague, Todibo, Lenglet, Umiti dhe Firpo luajnë në mbrojtjen me pesë.
Rakitic, kapiten i skuadrës, Alena dhe Vidal rreshtohen në mesfushë, ndërsa Griezmann dhe Carlez Perez luajnë në sulm. Interi nuk ka ndryshuar thuajse aspak, me skemën 3-5-2 dhe me Lukakun e Martinez që udhëheqin në sulm./abcnews.al