Një 32-vjeçar nga Kuçova është vënë në prangat e Policisë së Gramshit. 32-vjeçari ishte i shpallur në kërkim për vjedhjen e celularit të një shtetaseje, ndërkohë që u arrestua në flagrancë teksa qarkullonte më një automjet të vjedhur.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në çdo formë të shfaqjes së tyre, si dhe si rezultat i shkëmbimit të informacioneve me strukturat e Policisë së Tiranës dhe Beratit, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim: S. K., 32 vjeç, banues në Kuçovë. 32-vjeçari lokalizua në Gramsh, ndërkohë që qarkullonte me automjetin tip “Volksëagen”, të dyshuar të vjedhur në Tiranë. Më datë 23.05.2025 ka vjedhur në rrugën “Jordan Misja”, Tiranë, automjetin tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetases A. D.. Më datë 28.05.2025, në Dimal, i ka vjedhur celularin, një shtetaseje”, njofton policia./abcnews.al

