MORINË- Një 22-vjeçar banues në Prishtinë është proceduar, pasi është kapur në Morinë, me para të padeklaruara.
Shërbimet e Policisë gjatë kontrollin i gjetën 14 300 euro, të cilat nuk i deklaroi konform ligjeve në fuqi.
Paratë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
“Gjithashtu, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin 22 vjeç, banues në Prishtinë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë. Procedimi penal për këtë shtetas nisi pasi në hyrje të RSh-së, gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë i gjetën 14 300 euro, të cilat nuk i deklaroi konform ligjeve në fuqi. Paratë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.
/abcnews.al/

