Prokuroria e Tiranës dha pretencën për të akuzuarit e dosjes “Babale, ku për ish-deputetin e PD Ervin Salianji kërkoi 1 vit e gjysmë burg. Organi i akuzës ka kërkuar dënimin me 3 vite e 6 muaj burg për Albert Veliun dhe 3 vite për Fredi Alizotin.
Për gazetarin Jetmir Olldashi u kërkua 1 vit burg por, dënimi të konvertohet në 200 orë punë në interes publik.
Pas gati 1 vit e gjysmë hetimesh, prokuroria Tiranës dha pretencën për dosjen “Babale” ku nën hetim është ish-deputetit i PD Ervin Salianji, bashke me tre të tjerë.
Edhe pse kanë patur kohën e mjaftueshme për t’u dakordësuar dy prokurorët e çështjes, Kolë Hysenaj dhe Genci Qano ishin me kërkesa të ndryshme për dënimin me burg të ish-deputetit të PD-s.
Ndaj Salianjit organi i akuzës kërkoi 1 vit e gashtë muaj burg por, dënimi të konvertohet në 3 vite shërbim prove.
Sipas prokurorit Kolë Hysenaj, Fredi Alizoti ka bërë zërin e Agron -Geron Xhafaj vëllai i ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, kundrejt përfitimit prej 100 mijë eurosh.
Gjatë leximit të pretencës, Hysenaj pohoi se, “Ervin Salianji ka bërë njohjen ndërmjet Fredi Alizotit dhe Albert Veliut, teksa ky i fundit kishte marr 70 mijë euro për pjesën e parë të regjistrimit.
Kërkesat për dënim me burg ishin edhe për Fredi Alizotin dhe Albert Veliun, ndërsa për gazetarin Jetmir Olldashi dënimi prej një viti t’i konvertohet në punë të interesit publik prej 200 orësh.
Në sallën e gjyqit ishin të pranishëm përfaqësues të shumë të Partisë Demokratike. Pas përfundimit të pretencës, Ervin Salianji theksoi se ai nuk do të ndalojë së denoncuari rastet e korrupsionit dhe skandalet nga radhët e mazhorancës.
Vendimi për dosjen “Babale” do të jepet më 18 dhjetor, ku më parë do të lexohet mbrojtja për 4 të pandehurit nga avokatët e tyre. /abcnews.al