Skuadra e Skënderbeut është një nga disa ekipet që kanë probleme financiare në Superiore.
Edhe pse deri më tani situata dukej e qetë në kampin korçar, kolegët e PanoramaSport raportojnë se gjithçka ka shpërthyer dhe futbollistët kanë refuzuar të dalin në stërvitje, për shkak të mungesave të pagave.
Trajneri i skuadrës, Ilir Daja, ka pasur një bisedë me futbollistët dhe iu ka kërkuar që të qëndrojnë të qetë, por lojtarët kanë refuzuar t’i bashkohen në stërvitje, në shenjë proteste.
Mbetet ende e paqartë situata në kampin korçar, ndërsa sfida me Vllazninë po afrohet dita-ditës. Skënderbeu ndodhet në vend të shtatë, me 20 pikë pas 14 ndeshjesh./abcnews.al