Presidenti Ilir Meta mbërriti pak pas orës 12:00 në Prokurorinë e Tiranës. Ai po pyetet nga prokurorët lidhur me kallëzimin që ka bërë ndaj kreut të KED, Ardian Dvorani, raporton gazetarja e Abc News, Glidona Daci.
Kreu i Shtetit dorëzoi kallëzimin ndaj Dvoranit në 19 nëntor në 3 prokurori, por prokuroria e përgjithshme dhe ajo e Krimeve të Rënda shpallën moskompetencën pasi veprat penale për të cilat është kallëzuar Dvorani “shpërdorim detyre” dhe “përvetësim i titullit apo detyrës shtetërore” është kompetencë e Prokurorisë së Tiranës.
Në padinë penale Presidenti Meta ka kërkuar të administrohen një sërë provash materiale deri tek audioregjistrimi i mbledhjeve të zhvilluara, pasi sipas Presidentit nga 30 mbledhje të zhvilluara nga KED vetëm një prej procesverbaleve është zbardhur.
“Është një procedurë normale që Prokuroria e Tiranës bën pas kallëzimit që Presidenti e kishte dorëzuar në të tre prokuroritë, ai është thirrur për të dhënë detaje rreth kësaj çështje dhe pritet të shihet se cili do të jetë qëndrimi i tij”, raporton Glidona Daci. /abcnews.l