Ornis Mala është një sipërmarrës shqiptar i suksesshëm në SHBA, në fushën e teknologjisë dhe inovacionit.
Në emisionin “ABC e Mëngjesit”, Mala u shpreh se ka klientë nga e gjithë bota.
“Shumica e bizneseve tani, kur kërkojnë të merren me pjesën e teknologjisë, me faturat, marketingut, kërkojnë sisteme të ndryshme. Ka kosto të veçantë. Integrimi i tyre ka një kosto shumë të madhe. Duhet të marrësh kompani të jashtme, kurse ne, i kemi marrë këto kompani, jemi pronarë të tyre. Janë kompani që i kemi blerë, të tjerat i kemi ndërtuar. I kemi integruar të gjitha. Së pari bisedojmë me klientët, sa i kanë koston. Vendosim një menu, të gjërave që kanë mungesë. Në shumicën e rasteve, kompanitë marrin pjesët që mungojnë, japin një kosto mujore. Të gjitha janë të integruara. Ne kemi klientë në të gjitha kontinentet. Kemi klientë edhe në Kosovë. Kemi një zyrë në Kosovë. Numri rritet dhe zvogëlohet prej kërkesave. Kemi bashkëpunëtore në vende të ndryshme, në kompani të ndryshme. Në SHBA i kemi 30 punëtorë.”, theksoi ai./abcnews.al


