Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

I dënuar për trafikim të qënieve njerëzore/ Sekuestrohen pasuritë me vlerë 228 mijë euro të 34-vjeçarit

schedule09:30 - 20 Maj, 2025

schedule 09:30 - 20 Maj, 2025

Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale, në bashkëpunim me Agjencinë e Administrimit të Aseteve të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, si rezultat i punës gjurmuese dhe hetimore të kryer në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të përfituara nga veprimtaritë kriminale, finalizoi operacionin “Real Owner”.

Në kuadër të operacionit u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Tiranës, për vënien e sekuestros preventive mbi pasuritë e regjistruara në emër të babait të shtetasit Ismail Gjineci, 34 vjeç, banues në Tiranë, të dënuar për trafikim të qenieve njerëzore.

Konkretisht, u vu sekuestro mbi 1 apartament dhe 2 automjete, me vlerë rreth 228 mijë euro.



Në drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për të zbuluar asete të tjera të përfituara në mënyrë të kundërligjshme, që 34-vjeçari mund t’i ketë regjistruar në emër të shtetasve të tjerë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!