Zhduket avioni ushtarak me 38 persona në bord

schedule08:16 - 10 Dhjetor, 2019

schedule 08:16 - 10 Dhjetor, 2019

Forca ajrore e Kilit ka njoftuar se një avion ushtarak me 38 persona në bord është zhdukur gjatë rrugës për në Antarktidë.

Avioni transportues C-130 Hercules u ngrit nga Punta Arenas në orën 16:55 me kohën lokale (19:55 GMT), dhe operatorët humbën kontaktin  pas orës 18:00 (21:00).

Midis të zhdukurve janë 17 anëtarë të ekuipazhit dhe 21 pasagjerë, të cilët po udhëtonin për të siguruar mbështetjen logjistike.

Forca ajrore e Kilit tha që një operacion kërkimi dhe shpëtimi është duke u zhvilluar për të rikuperuar aeroplanin dhe ata që kanë humbur.

Agjensia e lajmeve EFE raporton se tre prej atyre që janë në bord janë civilë.

Gjenerali i Forcave Ajrore Eduardo Mosqueira u tha mediave lokale se aeroplani nuk aktivizoi asnjë sinjal shqetësimi ndërsa fluturonte drejt bazës Presidente Eduardo Frei Montalva të Kilit, në ishullin King George të Antarktidës.

Forca ajrore tha në një deklaratë se avioni ishte rreth 450 milje në udhëtimin e tij 770 milje kur humbi kontakti, duke e vendosur atë brenda Passage Drake./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!