Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Integrimi, si rritje ekonomike/ Ende pa qenë anëtar, Shqipëria do të përfitojë gati një milliard euro

schedule15:32 - 16 Maj, 2025

schedule 15:32 - 16 Maj, 2025

Shqipëri është transformuar tashmë në qytetin Europian pasi ka pritur 47 delegacione.ndryshe nga takimet e tjera të këtij niveli, palët do të kenë edhe takime të vecanta duke diskutuar për përftiimeë të prekshme ekonomike  duke  nënshkruar një sërë  marrëveshje.

Tashmë nga plani i rritjes Shqipëria përfiton mbi 922 milionë euro që shkojnë për reformat, energjinë e infrastrukturën

Gjatë këtij viti Shqipëria mori parafinancimin e parashikuar në kuadër të Mekanizmit për Reforma dhe Rritje të BE-së. Ai është pjesë e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, i cili synon të përshpejtojë konvergjencën socio-ekonomike të rajonit me BE-në dhe të hapë rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Parafinancimi parashikon një fond  me vlerë 64,5 milionë euro, që  do të mbështesë zbatimin e Agjendës së Reformave.

Një tjetër bosht i rëndësishëm i diskutimit  në samit është ndërtimi i një Evrope më konkurruese dhe të qendrueshme ekonomikisht. Kjo përfshin angazhime për investime strategjike, nxitjen e zhvillimit teknologjik, si dhe përshpejtimin e tranzicionit drejt energjive të pastra.

Sa i takon ekonomisë, janë parashikuar 2 momente kyce, ajo e reformave dhe politikat për të rinjtë. Pak ditë më parë u bë e ditur së Bashkimi Europian do mbështesë një program për punësimin e aftësimin e te rinjve me një fond të konsiderueshëm.

Një tjetër pikëështë njohja e diplomave shqiptare, kjo bëhet e nevojshme në një kohë kur diskutohen grupkapitujt dhe Shqipëria është në prag të anëtarësimit./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!