Populli interist po e pret me padurim sfidën kundër Barcelonës në Champions. Ekipi i Antonio Contes pret kampionët e Spanjës nesër në “San Siro” dhe alternativa e vetme është fitorja. Për fatin e mirë të zikaltërve miqtë janë kualifikuar dhe nuk do të paraqiten me kontingjent të plotë në këtë përballje, ku mungesa më e rëndësishme është Leo Messi.
Biletat e vendasve kanë avulluar dhe rreth 72 mijë tifozë do të jenë të pranishëm nesër në stadium. Corriere dello Sport raporton se kryesuesit e Serie A kanë përfituar rreth 8 milionë euro nga shitja e biletave.
Një rekord absolut në Itali, teksa thyhet ai i vendosur në përballjen e tetorit mes Interit dhe Juventusit të Sarrit, ku Interi përfitoi 6.5 milionë euro. Sektori i ultrasve të Barcelonës pritet të mos mbushet si pasojë e faktit që kjo ndeshje nuk sjell interes për ta, përndryshe shifra e fituar mund të ishte edhe më e lartë. /abcnews.al